Transmetuar më 11-07-2019, 20:14

Karabinierët italianë të Casalotit kanë arrestuar një të ri shqiptar që ishte në kërkim europian për disa grabitja.

Ai akuzohet për vjedhje në Gjermani gjatë viteve 2016-2018.

Mediat shkruajnë se ai është përfshirë në të paktën gjashtë grabitje të kryera në bashkëpunim.

22-vjeçari kishte si synim vjedhjen e kazinove ku grabiste paratë e makinerive.

Dje në mbrëmje, në një pikë kontrolli të trafikut, u ndalua edhe 22 vjeçari, që rezultonte në kërkim në të gjithë Evropën. /k.k/noa.al/