Transmetuar më 11-07-2019, 20:57

Një elefant ka shkelur për vdekje një vajzë 7-vjeçare në Indi, e cila po qëndronte në shtratin e saj, brenda në shtëpi.

Kafsha gjigante e tërhoqi me feçkë dhe më pas e shkeli me këmbë.

Sini Munda, nga Mundasahi ishte në gjumë pranë vëllait të saj Ganesh dhe motrës Rani mbrëmjen e kaluar, kur elefanti shkoi në shtëpinë e tyre.

Pas shkatërrimit të një pjese të murit,  elefanti futi nofkën brenda në ndërtesë duke kapur Sinin para se ta shkelte duke i marrë jetën.

Kurse Ganess dhe Rani ndodhen në gjendje kritike pasi muret u shembën sipër tyre.

Ata ndodhen në spitalin Champua Community Health Centre për trajtim. /k.k/noa.al/