Transmetuar më 11-07-2019, 21:49

Edhe pse pritej shumë nga Kukësi, lojtarët u dorëzuan pa kushte përballë Debrecenit në transfertë.

Në ndeshjen e vlefshme për Uefa Europa League, Kukësi u duk se po reagonte mirë, por nuk tregoi forcë për të marrë qoftë edhe një pikë.

Debreceni nga ana tjetër tregoi karakter dhe lojë të bukur, çka ia lehtëson edhe më shumë punën për ndeshjen e kthimit.

Më herët, me të njëjtin rezultat humbi edhe Teuta, ndërsa Laçi mori një pikë në shtëpi. /k.k/noa.al/