Transmetuar më 11-07-2019, 22:12

Një rast skandaloz është kapur nga kamerat e sigurisë në vendin tonë, ku një i moshuar bën skena të turpshme në sy të të miturve.

Kjo evidentohet në një video që publikoi faqja Jeta osh qef, ku veprimi i të moshuarit mund të përkufizohet si e neveritshme.

Ngjarja është filmuar në një kompleks pallatesh në zonën e Laprakës në Tiranë.

Nga pamjet duket se si fillimisht 2 vajza të mitura të moshës rreth 7 vjeçare po luajnë me njëra-tjetrën kur befas afrohet një burrë i moshuar.

Ky i fundit pasi i sheh afrohet pranë tyre, vështron rrotull për kalimtarë të rastit dhe më pas nxjerr organin gjenital duke u vetëprekur.

Fatmirësisht vajzat e mitura nuk e kanë kuptuar veprimin e pështirë dhe kanë vazhduar lojën.

Mësohet se prindërit e vajzave kanë kryer denoncim pranë policisë por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të moshuarin pas veprimit që shihet në videon e mëposhtme. /a.k/noa.al/