Hapja e 11 kutive në Lezhë, PD: Bëhet për t’u hedhur hi syve njerëzve
Transmetuar më 11-07-2019, 22:33

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë se vendimi i KQZ për të hapur 11 kuti votimi në Lezhë bëhet thjesht për t’u hedhur hi syve shqiptarëve.

Duke folur sot për vendimin e KQZ, Kaso shprehet në një qëndrim në faqen e tij në Facebook se Partia Socialiste në këto qendra ndihet e sigurt se nuk ka pasur manipulim.

Sipas tij “qëllimi është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin”.

“Nën shembullin e ndritur të "marifetit" me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë "dorëzimi të kontrolluar" është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve”, shkruan Kaso në reagimin e tij.

Loading...
Loading...