Transmetuar më 11-07-2019, 23:56

Aktori i njohur turk Can Yaman, i cili është shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar së fundmi na ka treguar një anë të dobët të tij.

Can ka qenë duke shkuar në një restorant me Demet dhe në momentin kur ata kanë parë paparacët kanë gjetur një mënyrë për të shpëtuar nga ta.

Aktori i njohur tërhoqi vëmendjen e tyre me çokollatën që e kishte në duart e tij.

Ai u ka thënë gazetarëve: "Unë e dua çokollatën, do ta ndaj atë me miqtë e mi brenda".

"Jam i varur nga çokollata" – ka përfunduar aktori i njohur.

Can Yaman konsiderohet si një nga aktorët më të bukur në Turqi.

Gjithashtu më parë është mësuar se ai është me origjinë shqiptare, ku gjyshi i tij është me prejardhje nga Prishtina./a.k/noa/al/