Transmetuar më 12-07-2019, 07:55

Këngëtarja e njohur, Gerta Mahmutaj së bashku me partnerin e saj John Van Ride, ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin ‘Trokit’ dhe gjatë tij ka pranuar se ka bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë.

“Kam bërë hundën. Nuk e kisha fare me mëdyshje, e kam pasur gjithmonë të fiksuar në kokë që ishte një tipar që do ta ndryshoja.

Isha e vendosur që do ta bëja një ndërhyrje në hundë. Thjesht ishte çështje estetike”, u shpreh Gerta.

Ajo shtoi se ishte i vetmi tipar që donte ta strukturonte dhe ta kishte në proporcion me pjesën tjetër të fytyrës.

Këngëtarja tregoi se nuk e ka fare problem ta pranojë që ka bërë ndërhyrje sepse është gjë që duket.