Transmetuar më 12-07-2019, 08:29

Prej më se një viti moderatorja Marina Vjollca është tërhequr nga ekrani dhe deri më tani nuk dihej se ku do ta shikonim.

Por tashmë gjërat janë të qarta për moderatoren! Ajo së bashku me Bes Kallakun dhe Olsi Bylylkun do të kenë një emision të tyre satirik, i cili do të jetë në momentin kulmor të mbrëmjes në Klan, në ora 20.00.

Ndërkohë teksa flitet se që nga shtatori Ermal Mamaqi nuk do të jetë më pjesë e Klan, pasi thuhet se ka lidhur kontratë me nj televizion tjetër, duket se Besi, Olsi dhe Marina do i zënë vendin.

Nga ana tjetër në Klan nuk do të mungojë emisioni ‘Duplex’ i Turjan Hyskës, i cili sjell batuta të shumta. /a.y/noa.al