Transmetuar më 12-07-2019, 08:54

Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu ka humbur një njeri të shtrenjtë në jetën e tij.

Motra e tij është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, duke shkaktuar pikëllim tek familjarët.

Lajmin e dhimbshëm e ka dhënë vajza e këngëtarit, Edona, e cila ka publikuar edhe njoftimin për ceremoninë mortore.

“U prehsh në paqe halla ime”, shkruan e reja.

Funerali i së ndjerës, mbahet mesditën e sotme në Prishtinë. /a.y/noa.al