Transmetuar më 12-07-2019, 09:21

Janë momente të vështira për familjen e Radja Nainggolan, pasi gruaja e futbollistit të Inter, lajmëroi në Instagram se duhet të nisë kimioterapinë.

“Prej një muaji po jetoj një makth të vërtetë, për herë të parë në jetë kam frikë nga nisja e një dite të re.

Por pas lotëve është koha për të luftuar me këtë bishë të shëmtuar, në sajë të familjes dhe miqve që më japin forcë”, shkruan Claudia Lai.

Ekipi i Inter shprehu solidaritetin për gruan e mesfushorit belg.

“E dashur Claudia, i gjithë Interi të përqafon ty dhe familjen tënde. Forca që ke, do të ndihmojë që të fitosh këtë sfidë”, thuhet në komunikatën e ekipit të futbollit. /a.y/noa.al