Transmetuar më 12-07-2019, 10:31

Pas urimit emocionues të Bes Kallakut në ditëlindjen e parë të vajzës Ajka, nuk ka vonuar ai i Xhensilës.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga momenti i ardhjes në jetë i vogëlushes, bashkë me ndjesitë e saj si nënë.

Ajo thotë se ka mësuar shumë nga e bija, madje e quan ëndrrën e saj dhe të Besit të kthyer në realitet.

“Për nektarin e jetës time, bija ime, mbrëmë e kisha të pamundur të flija, e mezi prisja të hapje sytë e ëmbël. E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta të tua kur të sollën tek unë. Ma ngrohën shpirtin si askush më parë në jete, ndjesia hyjnore. Ditëlindja jote, dita më e bukur e jetës time. Lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin, kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshuri ndjen ai për ne. Ti solle lutjen, lutem për ty sa hap sytë, e gjumi më zë duke falenderuar Zotin për mrekullinë që na solli në jetë.

Nuk të dhuruam ne jetën, ti na dhe botën. Ne të dyja kemi qëndruar 24 orë bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, kemi qarë të dyja kur ti ke bërë vaksinat, kur të dhembte barku, e tani që po të dalin kicat (dhëmbët), kemi eksploruar botën bashkë përreth, nuk po mëson ti nga unë, unë po mësoj nga ty, po e shoh botën vetem nga sytë e tu, dhe e di sa shumë ngjyra, pastërti, gëzim, po shohin sytë e mi tani?

Na presin dhe shumë vite për të mësuar nga njëra tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolëm zonjush Ajka, të përjetojmë më të bukurin vit me plotë sfida, e mësime. Ti ke fuqinë, ti më ndryshove mua dhe jetën time përgjithmonë. Mos e harro kurrë, kurrë mos ndjej frikë, kur ti të kalosh përmes ujërave mami do jetë me ty. Në fillim unë dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithçka. Ajka, ëndrra jonë e bërë realitet”. /a.y/noa.al

Vajza mbush 1 vjeç, Bes Kallaku drithëron me urimin