Refuzoi emërimin në krye të Akademisë së Shkencave, Gjinushi: Presidenti s’është komision hetimor
Transmetuar më 12-07-2019, 12:04

Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skëndër Gjinushi, nuk e ka pritur mirë refuzimin e Presidentit për ta emëruar në krye të këtij institucioni.

Në një reagim për ‘Rtv Ora’, Gjinushi është shprehur se Presidenti nuk është komision hetimor që të mos dekretojë zgjedhjen e tij.

Sipas Gjinushit, Meta nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa rivalë, ku në total votuan 43 akademikë.

Në arsyetimet e tij Meta thotë se Skënder Gjinushi rezulton ligjërisht të ketë mbajtur funksionin si kryetar i Partisë Socialdemokrate në mënyrë të pandërprerë që prej themelimit të saj më 22 prill 1991, deri më 6 qershor 2019 kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndryshimin e emrit të Kryetarit të kësaj force politike (PSD), për shkak të dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit.

Ky vendim ende në datë 13 qershor 2019 nuk ka marrë formë të prerë.

Sqarohet se më 24 maj 2019, ditë e realizimit të procesit zgjedhor për kryetar të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ligjërisht figuron në postin drejtues të kryetarit të Partisë Social Demokrate gjë që bie në kundërshtim me ligjin.

Meta refuzon emërimin e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave

Loading...
Loading...