A i merr 7 mijë euro rrogë? Blendi Fevziu zbulon sa paguhet
Transmetuar më 12-07-2019, 12:36

Blendi Fevziu është padyshim një ndër gazetarët politik më të njohur në Shqipëri, emisioni i së cilit ndiqet nga të gjithë.

Blendi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “3-shat” me Romeo Veshaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemanin, ndërsa prej ditësh në media është komentuar për rrogën që gazetari merr nga emisioni “Opinion”.

Ndërkohë që të gjithë mendonim se e kishte deri në 7000 euro, Blendi i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa mbrëmjen e djeshme ka zbuluar se paguhet më shumë se aq.

“Je gazetari politok më i paguar në Shqipëri?, e pyet moderatorja.

“Nuk e di, nuk i di rrogat e të tjerëve realisht”, thotë Blendi ndërkohë që Bora e pyet: “Po mirë a merr më shumë se 7000 euro në muaj?”

“Po i marr”, ka thënë Blendi teksa Bora e pyet: “A të ngelet ndonjë lekë pas shpenzimeve mujore që ke?”

“Pa dyshim që më ngelet”, pohoi Fevziu.

Loading...
Loading...