Transmetuar më 12-07-2019, 13:37

Një foshnjë vetëm 10 muajsh gjeti vdekjen në një çerdhe në Edimburg të Skocisë, i mbytur me një frut që po hante.

Ngjarja e rëndë vjen nga çerdhja private ‘Bright Horizons di Corstorphine’, ku fëmija ndërroi jetë 24 orë pas dërgimit në spital.

Kjo bëri që çerdhja të mbyllet në mënyrë që hetuesit të kryejnë veprimet e rastit.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spital, me vështirësi në frymëmarrje pasi i kishte ngecur një copë mangoje, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjeti vdekjen, shkruan noa.al.

Prindërit e fëmijës janë në gjendje shoku, ashtu sikundër dhe punonjësit e çerdhes. /a.y/noa.al