Transmetuar më 12-07-2019, 15:17

Një fluturim i kompanisë ajrore ‘Ryanair’ nga Manchester, Angli, drejt Zara në Kroaci, u shndërrua në një makth të vërtetë për pasagjerët dhe ekuipazhin, të cilët u detyruan që gjatë gjithë fluturimit prej tre orësh, të durojnë 70 të dehur të cilët ulërisnin dhe villnin në korridoret e avioni.

Në filmimin e xhiruar nga 24-vjeçarja Aneta Zukow dhe i fejuari i saj Piotr Nesan, 32 vjeç, shihet një grup të dehurish duke vjellë dhe ulëritur, teksa këndojnë me njeri tjetrin.

Në këto kushte stjuardesat u detyruan që të lajmërojnë policinë. Në videon që gjeni më poshtë mund të shihni se si pasagjerët vjellin dhe shkaktojnë kaos.

Gjithçka pasi në avion pjesa më e madhe e pasagjerëve ktheheshin nga festivali ‘Hard Island’ dhe asnjëri prej tyre nuk arrinte që të ruante kontrollin, shkruan noa.al.

Lidhur me ngjarjen e 9 korrikut, një zëdhënës i ‘Ryanair’ deklaroi se, “Ekuipazhi i këtij fluturimi kërkoi ndërhyrjen e policisë sapo zbritën, pasi një numër i madh pasagjerësh u ndjen të bezdisur. Avioni u ul normalisht dhe policia shoqëroi të dyshuarit, pasi komoditeti i klientëve tonë është prioritet”. /a.y/noa.al