Transmetuar më 13-07-2019, 18:47

Sezoni veror është periudha ku bregdeti shqiptar pret shumë pushues.

Por një shqetësimi ngrihet gjithmonë nga pushuesit në Shqipëri.

Në çdo sezon vere një nga shqetësimet më të mëdha të turistëve sidomos në jug të vendit janë çmimet e kripura.

Edhe këtë verë pushuesit kanë pasqyruar një faturë në jug të vendit, në Sarandë.

Fatura e cila po bën xhiron e botës tregon se një fileto demi kushton 2500 lekë të reja , ndërsa një sallatë fshati kushton 700 lekë të reja.

Nderkaq një racion djathë dhie, kushton 650 lekë të reja.