Transmetuar më 13-07-2019, 20:48

Një 14-vjeçare shqiptare nga Kosova është shpallur kampione në matematikë, në kantonin e Cyrihut, në Zvicër.

Lajmi është bërë i ditur nga Vlora Çitakut, që është ambasadore e Kosovës nëShtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka shkruar për vajzën që quhet Dorea Robelli.

“Më lejoni t’ua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë.

Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne”, ka thënë Çitaku.

“Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!”, ka shkruar ajo.