Transmetuar më 15-07-2019, 08:39

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën duke dhënë një lajm të mirë për gjithë ata që udhëtojnë dhe duan të vizitojnë Pogradecin.

Ai ka publikuar një album fotografik me anë të së cilit bën me dije se hapet tuneli i Pogradecit.

“Me tunelin panoramik të Pogradecit, që nga sot hapet për automjetet, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pogradeci është një prej destinacioneve më të preferuara për pushimet verore.

Kjo për shkak të qetësisë që ofron dhe liqenit aq të preferuar për pushime familjare. /a.y/noa.al