Transmetuar më 16-07-2019, 21:00

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka takuar një investitor peshku në Tiranë, të cilin e ka etiketuar “katunar”, ashtu sikurse ka nisur një serial prezantimesh të këtij lloji.

Bëhet fjalë për një investitor në periferi të Tiranës, në afërsi të Dajtit, aty ku banon edhe Kryeministri, që e ka nisur mesazhin e tij me fjalën “Respekt”.

“Me të modhin Yllin e Peshkut…, një tjetër katunar i jonë që ka bërë një superinvestim mbresëlënës në ballkonin e Tironës këtej nga Dajti”, theksoi Rama. /a.m/noa.al/