Transmetuar më 17-07-2019, 07:40

Zi në Partinë Demokratike, për shkak të humbjes së jetës së një anëtari të Kryesisë.

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka bërë me dije se këtë të martë është ndarë nga jeta anëtari i Kryesisë së Degës së PD në Athinë, Arben Haxhirai.

Duke publikuar fotografi me të, Shehu shkruan:

“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë të z. Arben Haxhirai. Me origjinë nga Memaliaj, banues në Athinë, anëtar i Kryesië së Degës së PD aty prej shume vitesh.

Një demokrat me shumë vlera, familjar shembullor, mik e shok i veçantë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e shokëve, degës sonë të Athines, të gjithëve”. /a.y/noa.al