Champions/ Partizani gati në Baku, formacioni zyrtar
Transmetuar më 17-07-2019, 18:27

Partizani pret të zbresë në fushë për ndeshjen e  kthimit të UEFA Champions League ndaj skuadrës azerbajxhanase, Qarabag, e vlefshme për raundin e parë kualifikues.

Kampionët e Shqipërisë  në “Dalga Arena”,  ora 19:00, synojnë një rezultat pozitiv, qoftë edhe një barazim me gola, për kualifikimin . Rezultati i barabartë, 0-0 në takimin e parë i jep shpresa të besuarve të trajnerit italian, Franco Lerda,  arrijnë kualifikimin në Baku.

Partizani ka publikuar edhe formacionet zyrtare për takimin me Qarabag.

Hakaj është konfirmuar në krahun e majtë, ndërsa Solomon ka marrë vendin e Mensah në majën e sulmit. Në ndryshim nga ndeshja e kaluar në krahun e majtë luan Çinari.

Solomon do të mbështetet nga Asani në sulm, për golin e shumëdëshiruar, ndërsa si strategji do të jetë loja mbrojtëse, me qëllim që të ruhet të paktën barazimi pa gola./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...