Me shpejtësi ditët e fundit u përhap lajmi se sopranoja e famshme, Inva Mula është ndarë nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Hetem Ramadani.
Por një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë. Këtë e konfirmoi vetë Inva Mula në emisionin “I Ftuari”.
Sopranoja me famë botërore e pyetur nëse vazhdon të jetë ende me bashkëshortin ajo u përgjigj:
“Mesa di unë, po. Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur.”
“Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajme për ndarjen time.”
“Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, tha Inva Mula.
Mes të tjerash, sopranoja Inva Mula zbuloi problemin shëndetësor që kishte kaluar kohët e fundit si pasojë e lodhjes të tejskajshme.
Sipas saj, marrja përsipër e çdo gjëje kishte tejkaluar mundësitë fizike, gjë që e çoi në humbje të vetëdijes. Sopranoja e njohur nuk harroi të falenderonte profesorin Mentor Petrela dhe ekipin e tij që e kishin kuruar me shumë përkujdesje./a.m/noa.al/