Transmetuar më 19-07-2019, 12:34

Gjykata e Faktit në Korçë 5 vite pas aksidentit tragjik ka dhënë vendimin për drejtuesin e mjetit, me  të cilin udhëtonte gazetarja e ndjerë Enkelejda Skënderasi.

Aksidenti tragjik i ndodhur në vitin 2014 që i mori jetën gazetares së News 24,Enkelejda Skenderasi, kaloi pesë vjet edhe nëpër gjyqe.

Sipas BW, burime nga gjykata pohojnë se shtetasi me inicialet D.H që drejtonte mjetin është dënuar të paguajë një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh të reja për familjen e gazetares.

Ky vendim nuk saktësohet nëse ka lidhje vetëm me dëmshpërblimin financiar që ka kërkuar familja apo është konvertuar në vlerë monetare për të shmangur dënimin me burg të drejtuesit të mjetit.

Enkelejda Skënderasi humbi jetën ndërsa udhëtonte me drejtuesin D.H dhe kolegët e saj gjatë një shërbimi pune për 100-vjetorin e masakrës të Panaritit./a.m/noa.al/