Transmetuar më 19-07-2019, 13:33

Operacioni “Tunel” çoi në pranga 12 persona, pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar.

Hetimet kishin nisur hetimet në maj të viti 2017 dhe pas përgjimeve ambientale e telefonike, policia tha se ka zbardhur aktivitetin kriminal.

Për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal trafikoheshin nga Ballkani, sasi të konsiderueshme droge e tipit kokainë e marijuanë.

Lënda narkotike pas mbërritjes në Itali magazinohej në Messina e tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siciliane.

Mediat italianeraportojnë se policia po vazhdon aksionin ende në 3 vende, ku dyshohet se trafikantët fshihnin lëndën narkotike.

Tre nga shqiptarët e arrestuar nuk kishin vendbanim fiks. Emri i operacionit të policisë italiane ishte “Tuneli”, për shkak se droga ruhej në një ambient të tillë. Droga u kap në një tunel të vjetër hekurudhor në Bordonaro, pranë shtëpisë së Domenico Pappalardo, një nga të arrestuarit.

Në pranga kanë përfunduar shtetasi:t Ajet Cepaj, Francesco Delia, Francesko Di Giovanni, Santino Di Pietro, Antonino Ieni, Francesco Maggio, Rito Mecaj, Salvatore Mecaj, Domenico Pappalardo, Cristian Restuccia, Andrea Caporlingua, Ernard Hoxha dhe Mizafer Binaj.

Hetimet zbuluan se në një burg nga të arrestuarit e mëparshëm të këtij grupi flitej me kode dhe ndër të tjera thuhej “peshku është kapur”.

Një rol me rëndësi në këtë organizatë kishte Santino Di Pietro, i cili rekrutonte shqiptarë në trafik droge.  Hetimet vazhdojnë për sekuestrim të pronave të vëna nga para kriminale.

Këtij grupimi kriminal në shtator të 2017 antimafia italiane sekuestroj rreth 42 kg marijuanë e fshehur në galerinë hekurudhore “Spadalara”.

Në dhjetor të 2017 u sekuestruan dhe dy sasi të tjera marijuanë me peshë 22 kg e 10 kg që po transportoheshin në bordin e automjeteve.

Antimafia italiane ka shpallur në kërkim edhe 3 shqiptarë, anëtarë të këtij grupi./a.m/noa.al/