Transmetuar më 19-07-2019, 15:28

Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një shkollë në Arapaj të Durrësit, ku u tentua të përdhunohej një 8-vjeçare nga disa djem.

Në njoftimin zyrtar thuhet se e ëma e vajzës ka kallëzuar në policia ngjarjen që në datën 4 korrik të këtij viti.

Pas këtij veprimi autoritetet policore të Durrësit kanë marrë në pyetje vajzën në prani të psikologut dhe nënës së saj.

Një ditë më pas, sipas policisë, “është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.

Ndërsa sa i përket pretendimeve për mosnjoftim mbi këtë ngjarje të rëndë, Policia e Shtetit thotë se është mjaftuar vetëm me një publikim të shkurtër në faqen zyrtare, për shkak të “impaktit në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj”. /k.k/noa.al/