Transmetuar më 19-07-2019, 15:34

Një i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Durrësit.

Ai është një 70-vjeçar, që dyshohet se ka pësuar atak kardiak sapo u fut në det.

Burri është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, por  ka ndërruar jetë.

“Më datë 19.07.2019, rreth orës 14:07, në lagjen nr.13, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.

Ai është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, por  ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Ndërkohë mjekët apelojnë pushuesit të kenë kujdes kur futen për t’u larë, duke lagur me ngadalë të gjithë trupin. /k.k/noa.al/