Transmetuar më 19-07-2019, 16:41

Krimi ka tronditur një familje në Durrës, ku burri ka vrarë me thikë gruan e vet.

Ngjarja tragjike ndodhi sot, në lagjen 8 të qytetit bregdetar, ku gruaja është qëlluar disa herë me thikë deri sa gjeti vdekjen.

Viktima është Hasbije Kuka, 36 vjeçe, e cila është dërguar në spital nga dy vëllezërit dhe djali i mitur.

Fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të Durrësit.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit, Ardian Kuka, ndërsa nuk bëhen me dije ende shkaqet e ngjarjes së rëndë. /k.k/noa.al/