Transmetuar më 19-07-2019, 17:09

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të mandatuar Kryeministrin e ri.

Procesi do të mbahet pas vendimit të Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen.

“Qeveria në dorëheqje do t’i kryejë detyrat e veta deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të lira. Tani përgjegjësia shkon tek Presidenti që ai të fillojë konsultat për datën e re të zgjedhjeve me partitë politike”, tha Haradinaj për gazetarët.

Ai la të kuptohet se do të kandidonte sërish në një moment të dytë.

“Unë i ofrohem popullit sërish për të marrë vlerësimin për shkak se nuk jam i akuzuar por jam thirrur për t’u intervistuar”, tha Haradinaj, teksa dha lajmin e dorëheqjes për shkak të thirrjes për t’u intervistuar në Gjykatën Speciale. /k.k/noa.al/