Transmetuar më 19-07-2019, 17:25

Ndahet nga jeta ikona e futbollit shqiptar, dhe klubit të Tiranës, Fatmir Frashëri.

Ish mbrojtësi i kryeqytetasve ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje, ndërsa angazhimet në futboll i kishte ndërprerë që në vitin 2003, kur ishte për disa kohë trajner i Tiranës.

Frashëri lindi në vitin 1941, dhe ka bërë histori me ekipin e Tiranës.

Ai fitoi katër herë kampionatin si futbollist dhe një herë si trajner i kryeqytetasve.

Gjithashtu Frashëri është shpallur kampion edhe gjatë kohës që drejtonte Dinamon. Ish-mbrojtësi është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”. /k.k/noa.al/