Transmetuar më 19-07-2019, 17:42

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në familjen Kuka të qytetit të Durrësit, në zonën e Spitallës.

Ardian Kuka qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten e tij, Hasbie Kuka, e cila humbi jetën në spital.

Krimi merr përmasa edhe më të mëdha teksa mësohet, se në momentin e ngjarjes, në shtëpi ka qenë edhe djali i çiftit, vetëm 10 vjeç.

Ka qenë ky i fundit që ka lëjmëruar dajot e tij për atë se çfarë pa, teksa u ka treguar atyre gjithçka.

Po ashtu mësohet se gruaja ka qenë me urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti i saj për dhunë në familje.

Xhelozia dyshohet se ka qenë shkak për këtë krim makabër. /k.k/noa.al/

Burri vret me thikë gruan, e goditi disa herë