Transmetuar më 19-07-2019, 19:06

Një i moshuar është vënë në pranga nga efektivë të Komisariatit tre, në Tiranë.

Ai akuzohet se ka kryer veprime të turpshme në prani të disa vajzave të mitura, në një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë.

73-vjeçari L.S, me banim në Vlorë u shfaq në disa pamje ku filloi të bënte veprime të turpshme sapo pa disa vajza.

Policia thotë se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore. /k.k/noa.al/

Skena e pështirë në Tiranë, i moshuari vetëpreket para vajzave të mitura