Transmetuar më 20-07-2019, 07:43
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin B. M., 31 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë makina është u përplasur me bordurën e rrugës, duke bërë që drejtuesi i mjetit të gjejë vdekjen në vend.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti. /a.y/noa.al