Transmetuar më 20-07-2019, 09:36

I jep fund jetës, burri i cili ditën e djeshme në Durrës, vrau bashkëshorten e tij me thikë.

Nga kërkimet e pandërprera të policisë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, është gjetur i mbytur në det, autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Më konkretisht rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur 37-vjeçari Adrian Kuka, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

37-vjeçari dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Hasbije Kuka, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Gruaja, nënë e një djali 10 vjeç, u qëllua disa herë me thikë burri pas një sherri me të shoqin në banesën e tyre.

36-vjeçarja u dërgua në spital nga vëllezërit dhe djali i saj, por për shkak të plagëve të marra në zemër dhe hemorragjisë së pësuar, gjeti vdekjen.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve. /a.y/noa.al

Krimi në Durrës, burri vrau gruan në prani të fëmijës së mitur

Burri vret me thikë gruan, e goditi disa herë