Itali, shqiptari humb jetën tragjikisht në punë
Transmetuar më 20-07-2019, 10:51

Një shqiptar i moshës 57-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në punë, gjatë paradites së kësaj të shtune.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Lerma, në Alessandri të Italisë.

Viktima punonte për një kompani ndërtimi nga Genova, në momentin ku duke rregulluar një rrjetë teli, u rrëzua nga 20 metra lartësi.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...