Transmetuar më 20-07-2019, 11:00

Ndërhyrja në kohë e efektivëve të policisë ka vënë në pranga autorin e dyshuar vjedhjes me dhunë të dy varëseve të floririt të gruaje.

Gjatë pasdites së djeshme, e premte, në sallën Operative të Policisë së Fierit në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë për ndihmës nga një grua, se në lagjen “Bishanak” Fier një person rreth 40 vjeç i ka marrë me forcë nga qafa dy varëse floriri dhe është larguar me vrap.

Nga ndërhyrja e uniformave blu të cilat u venë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, ku pas disa minutash ndjekje u bë arrestimi i tij.

Bëhet fjalë për Mariglen Lamaj, 40 vjeç, banues në Fier, të cilit në momentin e kapjes ju gjetën edhe dy varëset e shtetases që telefonoi policinë për ndihmë.

Gjithashtu, nga veprimet hetimet e kryera u bë dokumentimi ligjor i tetë vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është Lamaj:

-Në datë 20 prill, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.B., në lagjen “1 Maj”.

-Në datë 26 qershor, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R., në Petovë.

-Në datën 2 korrik, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit S.D., në lagjen “29 Nëntori”.

-Në datën 15 korrik, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H., në Hasturkas.

-Në datën 22 janar, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B., në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.

-Në datën 7 mars, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H., në lagjen “11 Janari”.

-Në datën 6 mars, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N., në lagjen “15 tetori”.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. /a.y/noa.al