Transmetuar më 20-07-2019, 11:10
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të kësaj të shtune në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01.30, teksa automjeti tip Benz me targa AA688JR, ishte i parkuar në lagjen “Hekurudha”

Si pasojë e flakëve janë pësuar dëme të shumta në pjesën e brendshme të mjetit.

Mësohet se makina e djegur ishte parkuar në afërsi të banesës së të zotit, Arben Brahja.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, teksa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Sakaq Brahja po merret në pyetje për të zbuluar nëse ka pasur konflikte me ndonjë person. /a.y/noa.al