Vrau gruan me thikë, zbulohet letra e burrit për krimin: Kishte filluar të vishej bukur
Transmetuar më 20-07-2019, 12:53

Dyshimet për tradhti janë bërë shkak për krimin në familje këtë të premte, ku 37-vjeçari Ardian Kuka, goditi gjashtë herë me thikë të shoqen Hazbije Kuka.

Policia ka gjetur një letër në makinën e Kukës, i cili u gjet i vdekur ditën e sotme, i mbytur në det.

Në të ai shkruante se e vrau të shoqen pasi dyshonte se e tradhtonte, “Kishte filluar të vishej bukur dhe me gusto, nuk ishte më si më parë. Dyshoja për lidhje jashtëmartesor”.

Letrën 36-vjeçari e kishte lënë në sediljen e makinës, duke zbardhur kështu ngjarjen e rëndë, e cila dyshohet se si motiv ka pasur xhelozinë.

Policia tha sot se nga kërkimet e pandërprera, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, u gjet i mbytur në det, autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Më konkretisht rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, u gjet i mbytur 37-vjeçari Adrian Kuka, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i 37-vjeçari më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Adriani dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Hazbije Kuka, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Gruaja, nënë e një djali 10 vjeç, u qëllua disa herë me thikë burri pas një sherri me të shoqin në banesën e tyre.

36-vjeçarja u dërgua në spital nga vëllezërit dhe djali i saj, por për shkak të plagëve të marra në zemër dhe hemorragjisë së pësuar, gjeti vdekjen. /a.y/noa.al

Krimi në Durrës, burri vrau gruan në prani të fëmijës së mitur

Vrau gruan me thikë, i dyshuari gjendet i mbytur në det

Loading...
Loading...