Transmetuar më 20-07-2019, 16:23

Një valë tjetër i nxehti pritet të përfshijë Europën duke nisur nga dita e nesërme. Ajo do të kalojë nga Europa Qendrore deri në Skandinavi, ndërsa do të prekë edhe Shqipërinë.

Fundjava parashikohet e kthjellët dhe e nxehtë, në bregdet dhe zonat e ulëta; Ndërsa orët e pasdites sot dhe nesër, sjellin rrebeshe afatshkurta shiu në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm të dielën.

Meteorologia Lajda Porja, tha për “Tch” se temperaturat nesër priten të arrijnë në vlerën maksimale 37 gradë, ndërsa e mërkura do të jetë dita më e nxehtë për Shqipërinë.

“Kjo vale do të zgjasë 5-6 ditë. Shqipëria do të mbetet serish në periferi të kësaj vale. Që ditën e diel pritet ndryshim drastik i temperaturave.

Nesër do të kemi vlerë maksimale 37 gradë. Ndërkohë që dita më e nxehte për Shqipërinë do të jetë dita e mërkurë, me temperaturë 39 grade, ndërsa ndonjë zonë e veçantë edhe 40 gradë. Më pas do të kemi rikthim të vlerave normale 32- 33 gradë, thotë Lajda Porja.