Transmetuar më 20-07-2019, 17:30

Përfundon aventura e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu i Cassandras në Halkidhiki. Të dy të burgosurit shqiptarë u arrestuan nga policia greke.

Dy shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm dhe arratisur dy ditë më parë (18 korrik 2019) nga burgu bujqësor Kasandra në Haldiki të Greqisë janë vënë në pranga.

Ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzën e  vrasjes së mbetur në tentativë dhe tjetri për vrasje të qëllimshme.

Sikurse raportojnë mediet greke mungesa e tyre nga autoritetet e burgut u konstatua mëngjesin e të martës (16 korrik), kur dy shqiptarët munguan në apelin e mëngjesit.

Dy të arratisurit u identifikuan nga policët mëngjesin e kësaj të shtune në Efpaliou Fokis në një zonë pyjore të fshehur në një plantacion me kanabis.

Ata kishin me vete armë kallashnikovi dhe granata. Pasi u ndaluan dhe u arrestuan nga policia atëherë u zbulua se ata ishin dy personat e arratisur dhe të shpallur në kërkim prej tyre.

Sipas mediave greke, të dy shqiptarët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur por mësohet se janë njëri 31 dhe tjetri 33 vjeç.