Transmetuar më 20-07-2019, 20:10

Një aksident automobilistik me pasaojë dy persona të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë- Pogradec.

Mësohet se një motor dhe një autokombanjë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë 2 persona janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie, ku shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor.

Menjëherë pas aksidentit dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/

Foto ilustruese