Transmetuar më 20-07-2019, 20:50

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri i është përgjigjur pyetjes së nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili se kur ajo do të thirrej në Gjykatën Speciale.

Në një postim në Facebook, Tahri shkruan se kufijtë e Kosovës mbrohen me të gjitha mjetet dhe askush nuk guxon t’i prekë.

“Kufijtë e Kosovës i mbrojmë me të gjitha mjetet, ashtu sikurse që i kemi fituar pas 100 vjet lufte. Askush nuk guxon me i prek, e kemi detyrim ti mbrojmë sepse mbrojmë punën tonë, gjakun e të rënëve dhe të drejtën tonë kombëtare të konfirmuar nga Gjykata ndërkombëtare për drejtësi që dha verdiktin se pavarësia e Kosovës është e ligjshme dhe legjitime”,- shkruan Tahiri.

Ndërsa më herët Vasili në facebook, shkruante: “Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin? Ramushin e thërrasin në tribunalin e Hagës, Jakup Krasniqin po ashtu.

Ata kanë kundërshtuar pa asnjë kompromis, me shumë patrotizëm dhe me gjithë zemër ndryshimin e kufijve të Kosovës me Serbinë. Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin, sepse edhe ajo ka kundërshtuar me shumë forcë ndryshimin e kufijve”./b.l/noa.al/