Thirrjet e humbura dhe mesazhet në celular, detajet e reja mbi krimin në familje në Durrës
Transmetuar më 20-07-2019, 22:12

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e rëndë në familje të ndodhur në Spitallë të Durrësit këtë të premte, ku Adrian Kuka 37 vjeç, vrau me thikë bashkëshorten e tij Hazbije Kuka 36 vjeçe.

Shkak për krimin dyshohet të jetë bërë xhelozia dhe një lidhje e mundshme jashtëmartesore e viktimës, e cila punonte si edukatore në një çerdhe.

Kjo pasi 37-vjeçari ka pasur dyshime se e shoqja komunikonte në telefon me dikë tjetër, duke bërë që të zbulojë disa thirrje të humbura nga një numër i panjohur.

Nga ky moment konfliktet mes bashkëshortëve kanë qenë të shpeshta, aq sa Hazbija e kishte denoncuari të shoqin në polici për dhunë dhe kërcënim.

Nga ana tjetër burri kishte deklaruar në polici se në celularin e së shoqes kishte zbuluar mesazhe nga dikush tjetër.

E ndërsa situata konfliktuale vijonte prej kohësh, situata ka degradua këtë të premte, ku Adriani rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe qëlloi të shoqen disa herë, teksa në banesë ishte edhe djali i tyre 9-vjeçar.

Pas krimit, 37-vjeçari u largua nga banesa, për tu gjetur vetëm mëngjesin e kësaj të shtune i mbytur në det, në zonën e sektorit “Rinia”, ku dyshimet e policisë janë ato të vetëvrasjes në kushte të rënda psikologjike.

Po ashtu policia gjeti një letër në makinën e Kukës, pranë vendit ku u gjet i mbytur në det.

Në të ai shkruante se e vrau të shoqen pasi dyshonte se e tradhtonte, “Kishte filluar të vishej bukur dhe me gusto, nuk ishte më si më parë. Dyshoja për lidhje jashtëmartesor”.

Letrën 36-vjeçari e kishte lënë në sediljen e makinës, duke zbardhur kështu ngjarjen e rëndë, e cila dyshohet se si motiv ka pasur xhelozinë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...