Transmetuar më 21-07-2019, 09:20

Shumë nga ju duhet ta kenë provuar se çdo të thotë të marrësh patentën apo lejen e drejtimit të automjetit. Duhet të japësh të paktën 200 euro në provimin teorik dhe 100 euro tek ai praktik. Dhe për më tepër duhet të shkosh deri në disa herë nëse nuk paguan që herën e parë që futesh në provim.

Por nëse deri tani keni mundur të jepni para dhe faqezinjtë e provimeve ua kanë marrë ato për të marrë patentën, nga vjeshta e këtij viti kjo nuk do të jetë e mundur.

Të paktën këtë pretendon Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila pritet të implementojë për herë të parë në rajon një sistem monitorimi të testimit të praktikës për të marrë lejen e drejtimit për kategorinë B, autoveturat.

"Për herë të parë në rajon, së shpejti në Shqipëri!

Revolucion dixhital për monitorimin e Testimit Praktik!

Monitorim 360 gradë me audio dhe figurë.

Livestreaming në kohë reale.

Gjurmim me GPS i vendndodhjes dhe trajektores së përshkuar

Menaxhim dhe analizë e videove.

All in One Mobile Camera FULL HD (NVR)

Leje Drejtimi e merituar, siguri rrugore e garantuar!", premtohet në komunikatën e posaçme.