Transmetuar më 21-07-2019, 10:14

Të burgosurit shqiptarë dhe ata pakistaneze janë përfshirë në një konflikt në burgun e Chania në Kretë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave greke të plagosurit u transferuan në spitalin e qytetit, ndërsa njëri prej tyre ishte në gjendje më të rëndë, pasi kishte plagë në gjoks dhe këmbë. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti ka nisur kur të burgosurit po hanin vaktin e ngrënies. Nuk jepen detaje të tjera për kombësinë e të plagosurve.

Kujtojmë se ky nuk është konflikti i parë në burgjet greke. Edhe herë të tjera kanë ndodhur sherre të ngjashme në burgjet e Greqisë, me protagonistë të ngjarjes shqiptarët.