Transmetuar më 21-07-2019, 11:07
Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi u kap me 50 doza kokainë, gati për shitje.

Arrestimi i shtetasit E.R., 39 vjeç, banues në Elbasan, u bë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Bradasheshi", ku policia përveç drogës sekuestroi edhe aparate celular, një automjet dhe një shumë parash.

39 vjeçari u arrestua në afësi të fshatit “Hajdaran”, Elbasan, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 7 aparate celuar, automjeti me të cilin lëvizte; 20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./b.l/noa.al/