Transmetuar më 21-07-2019, 11:20

Një banesë në fshatin Turan të Tepelenës, është grabitur nga persona ende të pa identifikuar, duke marrë një shumë prej 20 mijë lekësh të rinj.

Familjarët, burrë e grua tek të 60-tat në kohën e grabitejs mësohet se ndodheshin në një dasmë.

Paraprakisht dyshohet se shuma e parave mund të jetë vjedhur nga dikush që i njeh dhe e ka ditur vendin ku ndodheshin lekët pasi nuk ka pasur dëme, thyerje apo rrëmujë në banesë, përveç derës nga e vila mendohet se kanë hyrë hajdutët.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar dhe kapur autorin/ët./b.l/noa.al/