Transmetuar më 21-07-2019, 11:32

17 persona janë arrestuar në një operacion në Shqipëri dhe Itali. Të arrestuarit akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge dhe shpërndarje droge.

Operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’ është zhvilluar pak para agimit, mes Sardenjës, l’Emilia-Romagna dhe Shqipërisë. Karabinierët kanë vënë në pranga 17 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë.

Operacioni u krye nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafies të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit.

Mediat lokale italiane bëjnë me dije se operacioni po vazhdon për kapjen e të dyshuarve. Ende nuk ka detaje të tjera për operacionin e gjerë./b.l/noa.al/