Transmetuar më 21-07-2019, 12:36

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet policore të Tiranës, në rrugën e “Kastriotëve”.

I identifikuar me inicialet S. K, nga Kruja, ai u kap me një pistoletë në çantën e dorës.

Arma kishte karikatorin të mbushur me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nuk dihet qëllimi i mbajtjes së armës, teksa 36-vjeçari do të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

Ndërkohë, po për këtë ngjarje, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Moskallzim krimi”. /k.k/noa.al/