Transmetuar më 21-07-2019, 13:08

Festim Lato, Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, dyshohet se është vrarë në atentat në Holandë.

Lajmin e kanë përcjellë miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët thonë se ai është ekzekutuar nga shërbimet greke.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në profilin e tij në Facebook shumë miq i shprehin ngushëllimet familjes dhe kombit shqiptar për këtë humbje të madhe.

Atentati ndaj Festim Latos dyshohet se është bërë në kushte misterioze dhe ende nuk dihet se kush mund të jetë autori. Po ashtu, nuk ka informacion zyrtar për këtë ngjarje.

Policia holandeze ka njoftuar sot familjen e Latos në Vlorë. /k.k/noa.al/