Shtohen vetëvrasjet në verë, pesë viktima vetëm gjatë një jave
Transmetuar më 21-07-2019, 15:52

Pothuajse çdo ditë ne sallën operative te policisë mbërrijnë njoftime pwr vetwvrasje ose tentativa per t’i dhënë fund jetës.

Vetëm këtë javë janë njoftuar për 5 raste, dhe 2 të tjera javën e kaluar. Mjekët psikiatër e lidhin rritjen e numrit të vetëvrasjeve gjatë muajve të verës edhe me rritjen e menjëhershme të temperaturave.

Statistikisht janë meshkujt ata që shkojnë drejt finalizimit te aktit ekstrem.

Mjekët thonë se persona të tillë që vendosin t’i japin fund jetës është vështirë të dallohen, pasi vendimi merret në mënyrë të papritur, shkruan Vision Plus.

Marrja e konsultës tek mjekët specialistë ende mbetet tabu. Kjo bën që kryesisht adoleshentët  të marrin një vendim të tillë në raste dobësie apo prej një problemi që ka çuar në ngarkesë emocionale për ta.

Loading...
Loading...